Arrestohet vajza qe dyshohet se nxorri ne prite Hekuran Billen | Lajme - News

2020-07-10 1

Në vrasjen e Hekuran Billës dyshohet se ka qenë bashkëpunëtore edhe e dashura e tij. Policia ka arrestuar 26-vjeçaren Adjola Lakra si bashkëpunëtore në ekzekutimin e Hekuran Billës.

Televizioni Klan mëson se Adjola Lakra nga Berati, ka qenë e dashura e Hekuran Billës. Ajo e ka telefonuar Billën mbrëmjen e 11 Qershorit dhe kanë lënë takim tek Komuna e Parisit, pikërisht në vendin ku ndodhi vrasja.

Hekuran Billa ishte në Durrës atë ditë dhe pas kësaj telefonate ka shkuar te Komuna e Parisit, ku u ekzekutua me breshëri plumbash.

Kjo telefonatë e Adjola Lakrës ka shtuar dyshimet e grupit hetimor, se ajo mund të ketë bashkëpunuar me Viktor Markun dhe Sebastian Malin në vrasjen e 40-vjeçarit.

Burime policore shprehen se nga lëvizjet dhe telefonata e Adjola Lakrës, autorët kanë zbuluar edhe vendin se ku po shkonte Hekuran Billa. 26-vjeçarja akuzohet se nxorri në pritë të dashurin e saj.

Ndërkohë për këtë vrasje është arrestuar edhe Viktor Marku, që mendohet si personi që qëlloi mbi Hekuran Billën, dhe nipi i tij Sebastian Mali, i cili ka vëzhguar lëvizjet e 40-vjeçarit. Grupi hetimor thotë se ka në kërkim edhe një person tjetër, i cili mendohet se ka qenë shoferi në makinën që u përdor për ekzekutimin e Billës.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive hakmarrje, pasi në vitin 2006 Hekuran Billa ka vrarë në Angli Prel Markun, vëllain e Viktor Markut.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange